Video

19/06/2014 14:29:05

'Brazil 2014': Kili largon Spanjėn kokėulur

Pėrfundon nė “Brazil 2014” cikli spanjoll, mbyllet kėtu tika-taka e famshme qė i mbajti iberikėt pėr 6 vjet nė fronin e mbretit tė futbollit botėror







HermesNews - Pėrfundon nė “Brazil 2014” cikli spanjoll, mbyllet kėtu tika-taka e famshme qė i mbajti iberikėt pėr 6 vjet nė fronin e mbretit tė futbollit botėror. Ish kampionėt e botės tė drejtuar nga Del Bosque u mundėn 2-0 nga Kili dhe dalin jashtė kėtij botėrori. Brenda 6 viteve tė fundit kėta futbollistė festonin si tė ēmendur titullit e botės dhe atė tė Europės, ndėrsa tani nė “Brazil 2014” grinden me njėri-tjetrin dhe i ulin sytė nė tokė pėr tė mos u pėrballur me kamerat dhe miliona tifozė qė shpresonin tek ata.

U mendua se pas atij zhgėnjimi me Holandėn iberikėt do tė bėnin kthesėn ndaj Kilit, por ndodhi e kundėrta. Skuadra amerikano jugore kaloi ēdo parashikim dhe shpėrfytyroi kombėtaren, e cila me lojtarėt qė ka nė dispozicion ėshtė skuadra mė e shtrenjtė e kėtij botėrori.

Pėrpjekjet e kilianėve pėr tė shėnuar gol qė nė fillimin e ndeshjes u shpėrblyen nė minutėn e 20, kur Edu Vargas ēoi topin nė rrjetė. Njė minuta para fundit tė pjesės sė parė Aranguiz dyfishoi rezultatin.

Ndryshimet e bėra nga Del Bosque ndryshuan disi ritmin e lojės sė spanjollėve, por as Diego Costa, as Torres nuk bėn asgjė qė tė ndryshonin rrjedhėn e lojės. Pas kėtyre dy ndeshjeve tė sotme Holanda dhe Kili janė 2 ekipet e para qė kalojnė nė 1/16 e “Brazil 2014”.

Arbėr Meēenovi